Trump nuk e ndal luftën ndaj emigracionit, lista me 19 vende qytetarët e të cilëve nuk lejohen të hyjnë në SHBA do të shkojë në më shumë se 30
Fatbardh Kadilli ka dhënë detaje se çfarë do të kërkojë në mbledhjen e Kryesisë që do të mbahet ditën e sotme.
Ai thotë se do të kërkojë që Manifesti Politik për Ringritjen e PD të konsiderohet si dokument politik bazë për ndryshimet statutore që do t’i paraqiten Kuvendit Kombëtar.
“Në mbledhjen e Kryesisë do të kërkoj që Manifesti Politik për Ringritjen e PD të konsiderohet si dokument politik bazë për ndryshimet statutore që do t’i paraqiten Kuvendit Kombëtar. Manifesti Politik propozon një shndërrimi rrënjësor në PD. Zgjeron demokracinë e brendshme, forcon rolin e anëtarësisë në vendimmarrje, garanton karrierën dhe mbi të gjitha krijon terrenin për cdo iniciative politike. Ne duhet të ndërtojmë një PD të PASTËR, të HAPUR, të BASHKUAR dhe FITUESE! “, tha Kadilli.
Top Channel