E quajtën “Goxilla”, sepse stuhia e rërës e qershorit 2020 ishte një përbindësh i vërtetë thonë mediet lokale.
Rëra dhe pluhuri me origjinën nga Saharaja e largët, arriti të errësonte qiellin e të degradonte cilësinë e ajrit në të gjithë Karaibet e deri në Kansas, dhe tani, meteorologët presin përsëritjen e fenomenit në Gjirin e Meksikës, i cili mund të paralizojë deri edhe Floridën. Satelitët e NASA-s diktuan një re gjigande tymi të ngrihej nga Senegali e Gambia në 4 qershor dhe tre ditë më pas, ajo ishte në mes të Atlantikut dhe po i drejtohet Amerikës, e mund të shkojë edhe përtej saj, shkruan shtypi vendas.
60 milionë tonë pluhur ngrihen çdo vit nga Saharaja në atmosferë. Fenomeni ka disa efekte mbi klimën e planetit tonë, e një prej tyre është ndikimi i mirë-dokumentuar në formimin e uraganëve. Edhe pse mund të transportojë lëndë ushqyese të dobishme për oqeanin dhe jetën e bimëve sidomos në Amazonë, për njerëzit, megjithatë, mund të jetë i dëmshëm, pasi dëmton cilësinë e ajrit pranë sipërfaqes.
Kërkimet e fundit të NASA sugjerojnë megjithatë se stuhitë përbindësh të rërës mund të vijnë në rënie në dekadat e ardhshme, e këtë agjencia ia atribuon një kombinimi të proceseve natyrore dhe aktivitetit njerëzor.
Top Channel