Ronaldo i largoi shishet sapo i pa, trajneri rus i bën ‘diss’/ Shihni si konsumon i etur Coca Cola-n

17/06/2021 13:25

Futbolistët dhe ekipi i “Euro 2020” po krijojnë lajme me mënyrën ‘si sillen’ ndaj pijes që kanë në tryezën ku mbahen konferencat.

Sot, ishte trajneri i Rusisë, që pasi u ul, hapi njërën nga shishet me ndihmës e shishes tjetër dhe e konsumoi me etje.

Manuel Locatelli, para se të ulej në tryezën e konferencës, vendosi shishen e ujit në mes dhe largoi dy shishet e Coca Cola-s. Birrën nuk e heq, por e mbulon disi me kupën që kishte aty pranë.

Disa ditë më parë, edhe futbollisti portugez, Cristiano Ronaldo, që ‘nisi këtë trend’, hoqi shishet e pijes nga tryeza dhe tha “Pini ujë!”

Ndërkohë, edhe francezi, Pogba vendosi të largojë shishen e birrës. Ndjekësit komentuan se veprimi i tij ishte  drejtë, pasi futbollisti është besimtar mysliman dhe birra është ofenduese për të, megjithëse se pija ishte pa alkool.

FOTO GALERI
1/18

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA