“Carolina donte të largohej bashkë me foshnjen nga shtëpia”/ Çfarë e nxori zbuluar para policisë bashkëshortin vrasës, ja dëshmia e tij

17/06/2021 20:49

Detaje të tjera nga vrasja e 20-vjeçares në Greqi shtojnë akoma më shumë dyshimet se autori është bashkëshorti i saj. Fjalët e pilotit 32-vjeçar bien në kundërshtim me faktet që janë gjetur nga policia.

Mediat greke, bazuar në burime policore thonë se kontraktat e Babis Anagnostopoulos janë:

-Ai dëshmoi se ishte i lidhur në një shtyllë, ndërsa u zbulua se ishte i lidhur në një pozicion tjetër.

-Ai dëshmoi se i ra të fikët, por hetimi provoi se ai po përdorte celularin e tij.

-Ai e mbylli dhe e zhbllokoi celularin disa herë, ndërsa supozohej të ishte pa ndjenja dhe i lidhur në shtyllë.

Kamera në katin përdhes regjistroi mesnatën e 11 majit, 32-vjeçarin që lëvizte me fëmijën në krahë. Në orën 1:19 të mëngjesit pamjet filmike të kamerës në katin e parë u ndërprenë. Grabitësit erdhën shumë më vonë sipas asaj që ka dëshmuar piloti.

Një tjetër arsye përse dyshohet se ka kryer vrasjen është se kohët e fundit, Caroline kishte kërkuar hotel për të qëndruar pasi donte të largohej nga shtëpia së bashku me foshnjen. Në fakt, nga mesazhet që kanë shkëmbyer, duket se çifti kishte debate. Informacioni thotë se edhe natën e vrasjes, ata ishin grindur me njëri-tjetrin.

Çfarë dëshmoi autori i dyshuar në polici

Babis Anagnostopulos u mor për tetë orë në pyetje nga policia greke. Fillimisht nuk ka pranuar asnjë lidhje me ngjarjen, por është “thyer” në vazhdim, sapo ekspertët e policisë  i vunë përpara provat, të cilat nuk mundi të justifikojë.

Ai nuk mund të kundërshtonte provat e policisë dhe pranoi se kreu vrasjen sepse gruaja e tij i tha se ishte e vendosur ta merrte fëmijën dhe ta linte.

“E vrava Karolinën. Shkak u bënë debatet që kishim atë natë. Ajo thjesht erdhi në mendjen time atëherë. Hodha fëmijën në krevat. E mbyta dhe më pas mendova grabitjen,” tha autori.

FOTO GALERI
10/18

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA