Falë rikonstruksionit të pallateve të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit, sot komunitetet në kryeqytet jetojnë në një ambient shumë herë më të mirë se më parë.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka publikuar pamjet nga një prej pallateve në kryeqytet në njësinë Nr. 8 që pësoi dëme nga tërmeti, por falë programit të rindërtimit, ai është rikonstruktuar duke përmirësuar jetën e banorëve.
“Pallatet te Njësia 8 dolën në dritë! Falë rikonstruksionit të pallateve të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit, sot komuniteti jeton në një ambient më të bukur e më të pastër. Çdo ditë e orë, puna vazhdon”, shkruan Veliaj.
Menjëherë pas tërmetit të 26 nëntorit, Bashkia e Tiranës nisi dhënien e bonusit të qerasë për familjet e prekura dhe që i përkisnin kategorisë DS4 dhe DS5, ndërkohë që për DS1, DS2 dhe DS3 financoi rehabilitimin e dëmeve nga vetë pronarët e banesave.
Top Channel