Ura e ndërtuar me litarë/ Peruanët rikthejnë në jetë urën e thurrur të epokës inkase (fotot)

16/06/2021 21:02

Ura e Q’eswachaka lidhte komunitetet që ndaheshin nga lumi Apurimac para se të bëhej e papërdorshme gjatë pandemisë, por peruanët e komunitetit Huinchiri në Cusco po rindërtojnë tashmë urën e varur 500-vjeçare, me anë të teknikave tradicionale të thurrjes.

Pas këputjes së urës 30 metra të gjatë në mars, banorët vendosën që ajo të rindërtohej në stilin tradicional inkas, pra me anë të thurrjes.

Grupe punonjësish nisën thurrjen nga të dyja anët e saj, duke qendruar në ekuilibër mbi litarët kryesorë që kishin rënë në lumë, duke punuar gradualisht drejt qendrës e duke rivendosur në vend litarët e vegjël të barrierave mes mbajtëseve të parmakut dhe atyre të “dyshemesë” së ecjes.

“Vitin e kaluar prej pandemisë, ura nuk u përforcua … prandaj në fillim të këtij viti ajo ra,” tha guvernatori i Cusco, Jean Paul Benavente.

“Por tani rindërtimi i saj është si një përgjigje ndaj pandemisë. Që prej thellësive të identitetit peruan të Andeve, kjo urë është e ngulur mes basenit të Apurimac me të cilën i tregojmë botës se dalëngadalë jemi duke dalë nga situata”.

Në vitin 2013, Unesco kishte njohur aftësitë dhe traditat vendase për ndërtimin e urës së Q’eswachaka duke i përfshirë në Trashëgiminë Botërore të Njerëzimit.

“Kjo është histori. Më shumë se 500 vjet i një paradoksi në kohë. Q’eswachaka, ura inkase që jeton është një shprehje e manifestim kulturor”, shton Benavente.

“Ky komunitet, në veçanti ai Huinchiri i zonës Quehue, është duke punuar për të ri-thurrur urën që lidh jo vetëm fshatrat por dhe traditat e kulturën”.

FOTO GALERI
6/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA