Ndërtimet e paligjshme në Klos/ Nën hetim kryeinspektori dhe 2 ish-punonjës të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit

16/06/2021 13:04
Foto ilustruese

Kryeinspektori i Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit dhe dy shtetas të tjerë, janë vendosur nën hetim në Klos, pasi dyshohet se lejuan ndërtimet e jashtëligjshme në zonë.

32-vjeçari me iniciale M.V. , kryeinspektor, 39-vjeçari me iniciale F.S., ish-inspektor dhe 28-vjeçari me iniciale K.D., ish-inspektor do të procedohet për shpërdorim detyre.

Njoftimi i policisë:
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, në DVP Dibër, referuan materialet procedurale në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, dhe filloi procedimi penal ndaj shtetasve: M.V., 32 vjeç, me detyrë Kryeinspektor pranë Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit, Bashkia Klos. F.S., 39 vjeç, ish-Kryeinspektor dhe K. D., 28 vjeç, ish-Inspektor, pranë Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit, Bashkia Klos.

Procedimi penal ndaj tyre ka nisur pasi dyshohet se kanë konsumuar elemente të veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, pasi duke mos kryer detyrat e tyre funksionale për inspektimin dhe mbrojtjen e territorit nga ndërtimet e kundërligjshme, kanë lejuar që të kryhen ndërtime pa leje në territorin e Bashkisë Klos. Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA