Kreu i VV në Shqipëri, Boiken Abazi është shprehur mbrëmjen e sotme në “Open” se është jetike që Kosova të mbështetet nga Shqipëria.
Ai theksoi se kombinimi i Kosovës dhe Shqipërisë si komb do i poziciononte në krahun e së drejtës dhe vlerave evropiane.
“Është tejet e rëndësishme që Kosova të mos kthehet mbrapa në projekte të dëmshme, të përsëritet e vërteta e Kosovës, jam shumë dakord me faktet dhe dokumentet siç është duke përgatitur padinë për gjenocid, jetike që të ketë mbështetjen e Tiranës zyrtare. Ky kombinim si komb do na poziciononte në krahun e së drejtës dhe vlerave evropiane. Cilat e kanë krijuar Evropën bazuar mbi dënimin e gjenocidit kur përmendet Gjermania dhe Franca nga Rama është e rëndësishme që Gjermania pranoi fajin kërkoi falje dhe pranoi faktin që kishte krijuar një gjenocid dhe u dënuan disa njerëz aty dhe pas kësaj arriti të ngjizej projekti i BE-së. Ne synojmë të njëjtën gjë të njëjtat vlera t’i sjellim në jetë edhe në këtë dialog”, tha Abazi.
Top Channel