Certifikohen zgjedhjet e 25 prillit/ Kolegji Zgjedhor rrëzoi të gjitha pretendimet e opozitës për rivotim

15/06/2021 14:53

Kolegji Zgjedhor vulosi 140 mandatet e Parlamentit të ri duke i dhënë fund odisesë së ankimimeve të opozitës, e cila mbante peng shpalljen e rezultatit zyrtar të zgjedhjeve parlamentare.

Për Kolegjin Zgjedhor me 25 prill nuk ka pasur masakër elektorale siç pretendoi PD-LSI por një proces të ligjshëm duke rrëzuar në këtë mënyrë kauzat e opozitës përmes së cilës shpresonte të ndryshonte rezultatin që i dha 74 mandate PS, 59 PD, 4 LSI dhe 3 PSD-së.

Vendimi i Gjykatës Zgjedhore është i paankimueshëm duke i hapur rrugë certifikimit të zgjedhjeve nga Komisioni Rregullator javën e fundit të qershorit, kohë kur deputetët pritet të marrin mandatet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Opozita përdori cdo instrument  në betejën e saj ligjore për të faktuar blerjen e votave nga hapja e kutive të Beratit dhe Durrësit ku nuk pati surpriza e deri tek tentativa për të bllokuar procesin  përmes kërkesës së ndryshimit të albitrit final, skenar i cili nuk gjeti zbatim.

Beteja ligjore e  PD-LSI nisi në  Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve ku u ankimuan  9 qarqe dhe u mbyll ne Kolegj Zgjedhor me vendimin për Fierin dhe Elbasanin. Edhe pse  u rrëzua  si në KAS edhe në Gjykatën Zgjedhore  opozita refuzon të njohë rezultatin dhe po eksploron  rrugë  të reja për t’iu drejtuar Kushtetueses dhe Gjykatës   së Strasburgut për të faktuar akuzat e saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA