‘Deri dje ja gjenin anën!’/ DPSHTRR poston fotot e makinave në kushte të mjerueshme: Nuk kalon kolaudimin!

15/06/2021 16:53

Mjetet të cilat nuk plotësojnë kriteret e nevojshme për të qarkulluar dhe janë në kushte të mjerueshme nuk kalojnë kolaudimin.

DPSHTRR ka postuar disa foto të makinave që nuk kanë mundur të kalojnë kontrollin teknik, për shkak të parregullsive të rënda, disa prej tyre edhe në sistem drejtimi të mjetit, në goma, disa me rrezik për pasagjerët, për shikimin apo sistemin e dritave, etj.

“Riparoni mjetet rrugore në afatet ligjore”. Kjo është thirrja që Drejtoria e Transportit Rrugor ka për të gjithë drejtuesit e automjeteve, pasi në të kundërt do të merren masa të rënda nëse konstatohen në gjendje të rënduar në qarkullim, ashtu siç mund të shihni edhe në fotogalerinë e mëposhtme.

Postimi i plotë i Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor:

Deri dje ja gjenin anën! Sot NGEL! NUK KALON KOLAUDIMIN! Këto parregullsi të rënda, disa prej tyre edhe në sistem drejtimi të mjetit, në goma, disa me rrezik për pasagjerët, për shikimin apo sistemin e dritave, për ambientin, për të tretët, shumica shkak për rrezik për mjetet e tjera në qarkullim apo për aksidente me pasoja, të gjitha për neglizhencë e moskokëçarje, moskujdes i gjatë mirëmbajtjeje mjeti, ju ngarkojnë me përgjegjësi! Riparoni mjetet rrugore në afatet ligjore! DPSHTRR, Policia Rrugore dhe Task Forca e Transportit Rrugor – MIE do të jenë pengesë e pakalueshme për këto raste skandaloze – deri në ndalimin përfundimtar të qarkullimit dhe masa të rënda për poseduesit e këtyre mjeteve nëse konstatohen në këtë gjendje në qarkullim! #Kolaudimi #KontrolloMjetin #KontrolliTeknikDPSHTRR #MIE #AutomotorizimiShqiptar

Mjetet e reja, 0 km, 3 vitet e para nuk kalojnë në Kolaudim! Mjetet e përdorura, nga 1 herë në vit kryejnë kolaudimin 1 herë në 2 vjet! Mjetet taksi, autoshkolla dhe mjetet e transportit të mallrave dhe udhëtarëve nga çdo 6 muaj do ta kryejnë vetëm 1 herë në vit.

FOTO GALERI
2/11

Top Channel