“Me gjakun që i pikonte nga duart, kaloi qetësisht aty pranë. Nuk u shqetësua aspak, vazhdoi të ecte. Dukej si skenë e ndonjë filmi”, ky ishte rrëfimi i një dëshmitari të ngjarjes që tronditi qytetin belg të Deurnes e që për protagonist kishte një shqiptar.
Kosovari B. A, 48 vjeç nga Ferizaj, me banim në Belgjikë, ka qëlluar në qafë disa herë të dashurin e ish-bashkëshortes së tij përpara shkollës ku viktima së bashku me gruan kishin shkuar për të marrë fëmijët. rivali në dashuri i agresorit u identifikua si Ismet Osmanay, 52 vjeç.
Policia tha se pavarësisht përpjekjeve për t’i dhënë ndihmën e parë, Osmanaj, i goditur disa herë në qafë, vdiq në vend. Sipas medieve belge, sulmuesi dyshohet se kishte përdorur një kaçavidë për të kryer vrasjen. Vrasësi u largua i qetë nga vendi i ngjarjes, por forcat e rendit arritën ta prangosnin shumë shpejt.
“Tani jemi duke u përpjekur të zbulojmë se çfarë ka ndodhur saktësisht në bazë të intervistave të dëshmitarëve”, tha zëdhënësi i policisë, Wouter Bruyns, i cili shtoi se vrasja u krye në sy të fëmijëve.
Top Channel