Një 57-vjeçar është vrarë nga një ari ngjyrë kaf në Sllovakinë qendrore. Burri nga komuniteti Liptovska Luzna ishte plagosur për vdekje nga një ari, tha shërbimi i pylltarisë Lesie në një postim në facebook.
Njëzet vjet më parë, rreth 900 arinj jetonin në malet e Sllovakisë, kurse sot ata arrijnë në 2,760 dhe shërbimi pyjor ka kërkuar që gjuetia e tyre të legalizohet për të kontrolluar popullsinë e tyre, shkruajnë mediet e huaja.
Ministria e mjedisit tha se mostrat e ADN-së do të mblidhen për të gjetur kafshën. Vitin e kaluar kishte pesë sulme ariu, por asnjë nuk ishte fatal.
Sipas faqes së internetit ëëe.sme.sk, gjurmët e 57-vjeçarit u zhdukën, pasi ai shkoi për një shëtitje në pyllin afër fshatit Liptovska Luzna, në ultësirën e Tatrave të Ulëta.
” Ne e gjetëm atë të shtrirë me fytyrë poshtë një shtegu. Ai kishte dëmtime në qafë, bark, brinjë” , tha një mik i tij. Uebfaqja tha se ky ishte sulmi i parë i regjistruar i ariut në Sllovaki në të paktën një shekull.
Top Channel