Gara për kryesinë e PD-së/ Rezultatet paraprake: Kanë votuar 54.7% e demokratëve. Kryeson bindshëm Basha

13/06/2021 21:50

Rreth 75 mijë demokratë kishin të drejtën e votës sot, për të vendosur kryetarin e Partisë Demokratike, për katër vitet e ardhshme.

Sipas të dhënave paraprake, kanë ushtruar të drejtën e votës 41.095 anëtarë të partisë, ose 54.7%. Nga 40.674 vota të vlefshme, 32.882 vota janë për kryetarin aktual të PD-së, Lulzim Basha, i ndjekur nga Agron Shehaj me 6.038 vota. Edith Harxhi numëron 991 vota, ndërsa Fatbardh Kadilli 763 vota.

Lulzim Basha po shkon drejt mandatit të tretë, në krye të PD-së, me mbi 81% të votave, të siguruara deri më tani.

Kurbin, Lulzim Basha ka fituar bindshëm, me plot 1016 vota. 74 demokratë kanë votuar Agron Shehajn për kryetarin e partisë së tyre, 8 demokratë kurbinas i kanë dhënë votën Edith Harxhit, ndërsa 7 të tjerë, Fatbardh Kadillit.

Mbyllet procesi i numërimit në Lezhë: Lulzim Basha 900 vota, Agron Shehaj 159, Fatbardh Kadilli 22 dhe Edith Harxhi 16 vota.

Mbyllet procesi i numërimit të votave në Mirditë. Lulzim Basha ka marrë 586 vota, Edith Harxhi 31 vota, Agron Shehaj 86 vota, Fatbardh Kadilli 46 vota.

Demokratët shkodranë kanë votuar në 2 qendra votimi. Numërimi ka përfunduar dhe në dyja qendrat e votimit kryeson kryetari aktual Lulzim Basha.

Në QV-në e parë, Basha ka marrë 633 vota, Agron Shehaj 59 vota, Edith Harxhi 12 vota, ndërsa Fatbardh Kadilli 7 vota.

Në QV-në e dytë të qytetit verilindor, Lulzim Basha kryeson me 404 vota, i ndjekur nga Agron Shehaj me 89 vota. Për Edith Harxhin janë numëruar 8 vota, ndërsa për Fatbardh Kadillin 7 vota.

Bulqizë, kanë votuar 689 zgjedhës, nga të cilat 12 fletë votimi janë cilësuar të pavlefshme. Lulzim Basha kryeson me 524 vota. Agron Shehaj ka marrë 106 vota, Fatbardh Kadilli 28 vota, Edith Harxhi 29 vota.

Tiranë: E para që ka përfunduar procesin e numërimit në kryeqytet, është Njësia numër 8, ku kryeson bindshëm Lulzim Basha, me 1.905 vota. Për Agron Shehajn, janë numëruar 28 vota, për Fatbardh Kadillin 14 vota dhe për Edith Harxhin 8 vota.

Edhe në Njësinë numër 5, ka fituar Lulzim Basha, me 567 vota, i ndjekur nga Agron Shehaj, me 94 vota. Edith Harxhi ka marrë 16 vota, ndërsa Fatbardh Kadilli 11 vota.

Nga Njësia 7, Lulzim Basha ka grumbulluar 505 vota, i ndjekur nga Agron Shehaj me 105 vota.

Njësinë 13, Lulzim Basha numëron 267 vota dhe Agron Shehaj, 33 vota.

Në selinë e e PD në Kashar, Lulzim Basha numëron 268 vota, ndërsa Agron Shehaj 33 vota.

Durrës, Lulzim Basha ka marrë 1270 vota ose 80 % të besimit të anëtarëve që votuan, Agron Shehaj ka marrë 270 vota, Edith Harxhi 38 vota, ndërsa Fatbardh Kadilli 31 vota. 7 vota janë gjetur të pavlefshme në një nga dy qendrat e votimit që funksionuan pranë degës së PD Durrës. Në zgjedhjet për kryetar të PDSH-së në Durrës u thirrën 2970 anëtarë.

Edhe demokratët e Shijakut zgjedhin t’i japin Lulzim Bashës për herë të tretë, kryesimin e PD-së, me 363 vota. Agron Shehaj ka marrë 61 vota, Edith Harxhi 39 vota dhe 1 votë për Fatbardh Kadillin.

Elbasan, Lulzim Basha kryeson me 956 vota. Agron Shehaj ka siguruar 200 vota, Fatbardh Kadilli 28 vota dhe Edith Harxhi 27.

545 vota shkojnë për Lulzim Bashën nga demokratët e Librazhdit. Në këtë qytet, kandidatët e tjerë numërojnë pak vota. Konkretisht, 56 vota për Agron Shehajn, 7 vota për Fatbardh Kadillin dhe 4 vota për Edith Harxhin.

Fier, kanë votuar 1.185 anëtarë, nga 3.400 gjithsej. Lulzim Basha numëron 1025 vota, Agron Shehaj 167, Fatbardh Kadilli 22 dhe Edith Harxhi 13 vota. 7 fletë votimi kanë dalë të pavlefshme.

Përfundon procesi i numërimit në qarkun e Beratit, ku Basha kryeson me 1281 vota, i ndjekur nga Agron Shehaj, me 486 vota, Edith Harxhi 40 vota dhe i fundit, me 39 vota, renditet Fatbardh Kadilli.

Në qytetin e Beratit, ka fituar Lulzim Basha, me 376 vota. Agron Shehaj numëron 233 vota, Edith Harxhi 25 vota dhe Fatbardh Kadilli 18 vota.

Në bashkinë e Dimalit, kanë votuar 578 demokratë. Lulzim Basha ka siguruar 516 vota, Agron Shehaj 55 vota, Fatbardh Kadilli 6 vota dhe Edith Harxhi 1 votë.

Kuçovë kanë votuar 395 zgjedhës. Lulzim Basha numëron 221 vota, Agron Shehaj 155 vota dhe nga 6 vota për Fatbardh Kadillin dhe Edith Harxhin.

Poliçan, kanë votuar 131 persona. Lulzim Basha ka marrë 99 vota, Agron Shehaj 17 vota, Fatbardh Kadilli dhe Edith Harxhi, nga 3 vota secili.

Skrapar kanë votuar 92 demokratë, nga të cilët 69 kanë zgjedhur Lulzim Bashën, 17 Agron Shehajn, 4 Fatbardh Kadillin dhe 2 Edith Harxhin.

Procesi i numërimit ka përfunduar në Kolonjë, ku kanë votuar 244 nga 287 qytetarë me të drejtë vote.
Në këtë qytet, kryeson kryetari aktual Lulzim Basha, me 140 vota, i ndjekur nga Agron Shehaj me 82 vota. Edith Harxhi ka siguruar 16 vota, ndërsa Fatbardh Kadilli vetëm 6 vota.

Numërimi ka mbaruar dhe në Maliq, ku gjithsej kanë votuar 517 demokratë.
Lulzim Basha ka siguruar 411 vota, Agron Shehaj 90, Fatbardh Kadilli 8 dhe Edith Harxhi 7 vota. Ndërkohë, 1 votë është vlerësuar e pavlefshme.

Gjirokastër, ka fituar Lulzim Basha, me 247 vota. Agron Shehaj ka marrë 127 vota, Edith Harxhi 21, ndërsa Fatbardh Kadilli 11 vota.

Përmet janë numëruar 147 vota për Lulzim Bashën, 32 për Agron Shehajn dhe nga 24 vota për Fatbardh Kadillin dhe Edith Harxhin.

Këlcyrë, Lulzim Basha ka fituar me 114 vota, i ndjekur nga Agron Shehaj me 62 vota. Fatbardh Kadilli ka marrë 6 vota, ndërsa Edith Harxhi 2 vota.

Tepelenë, Lulzim Basha kryeson me 96 vota. Agron Shehaj numëron 46 vota, Edith Harxhi 5 vota dhe Fatbardh Kadilli 3 vota.

Memaliaj, Lulzim Basha ka marrë 177 vota, Agron Shehaj 46 vota. Edith Harxhi dhe Fatbardh Kadilli kanë siguruar 2 vota secili, në këtë qytet.

Delvinë, kanë votuar 295 demokratë. Lulzim Basha ka fituar me  205 vota. Agron Shehaj ka marrë 57 vota, Edith Harxhi 29 vota, ndërsa Fatbardh Kadilli 4 vota.

Edhe në Vlorë, Lulzim Basha kryeson bindshëm, duke grumbulluar 1057 vota. Demokratët vlonjat i kanë dhënë 666 vota Agron Shehajt, 83 vota Edith Harxhit dhe 50 vota Fatbardh Kadillit.

Ndërkohë, në Selenicë të Vlorës, ka fituar Agron Shehaj, me 119 vota. Kandidati Shehaj ndiqet nga Lulzim Basha, me 102 vota. Dy kandidatët e tjerë, Edith Harxhi dhe Fatbardh Kadilli, kanë mundur të sigurojnë vetëm nga një votë.

Demokratët iu drejtuan qendrave të votimit në qytetet e tyre, që prej orës 8 të mëngjesit të sotëm, për të zgjedhur kryetarin e ri të së djathtës, mes katër kandidatëve në garë: Lulzim Basha, Edith Harxhi, Agron Shehaj dhe Fatbardh Kadilli, që ishte i parë që shpalli kandidaturën e tij, pas rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, që e lanë Partinë Demokratike sërish në opozitë.

Procesi i votimit, është kritikuar nga të tre konkurrentët, që garojnë përballë Bashës, që prej nisjes së tij.

Fatbardh Kadilli, pasi votoi, tha se gara është e pabarabartë. Agron Shehaj reagoi përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shkroi se në një pjesë të madhe të vendeve të votimit vëzhguesit e tij po përjashtohen, po ndalohen ose po pengohen të monitorojnë procesin e votimit.

Kandidatja Harxhi u shpreh se procesi ka pasur parregullsi të mëdha, ndërkohë që shumë anëtarë nuk gjejnë emrat në parti.

FOTO GALERI
2/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA