Meksika dhuron 400,000 doza vaksinash AstraZeneca për Belize, Paraguai e Bolivinë

12/06/2021 19:51

Meksika ka nisur shpërndarjen e donacioni të saj prej 400,000 doza të vaksinës AstraZeneca kundër Covid-19 në vendet Belize, Bolivi e Paraguai.

Në vitin 2020, ishte nënshkruar marrëveshja mes prodhuesve të formulës AstraZeneca e Universitetit të Oxford, që në Argjentinë të krijoheshin  një numër  qendrash prodhimi, ndërsa Meksika do të ishte përgjegjëse për ambalazhimin.

Belize do të marre 100,000 doza vaksinash, kurse Bolivia e Paraguai do te marrin 150,000 secila nga donacioni madhor.

Vendimi është marrë nga presidenti meksikan Andrés Manuel López Obrador, dhe po ekzekutohet nga ministri Marcelo Ebrard Casaubon, me qëllim “të shfaqim solidaritetin e Meksikës duke promovuar hapjen dhe aksesin ndaj vaksinave në të gjithë rajonin”.

“Vaksinat që po shpërndahen janë një produkt i bashkëpunimit mes qeverisë së Meksikës dhe Argjentinës, Fondacionit  Carlos Slim, AstraZeneca, dhe labortorit mAbxience në Argjentinë ku substanca është prodhuar , si dhe të impjantit meksikan Liomont, ku është bërë ambalazhimi “, thuhet në njoftimin zyrtar, teksa autoritetet vendase thonë se Meksika do të sigurojë 77 milionë doza vaksinash për vitin 2021.”

FOTO GALERI
1/3
Vendimi është marrë nga presidenti meksikan Andrés Manuel López Obrador

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA