Presidenti Ilir Meta është shprehur se nuk e merr seriozisht aktin e fundit të Kuvendit që votoi me 104 vota pro shkarkimin e tij dhe tha se do të jetë i gatshëm për të bashkëpunuar me Parlamentin e ri.
Për këtë i referohet mazhorancës dhe opozitës së re ndërsa shton se sipas tij nuk ka përfunduar ende rezultati.
I pyetur nëse do të ndikojë vendimi që morën para disa ditësh për shkarkimin e tij, Meta tha:
“Nuk mund të marr seriozisht një akt të tillë dëshpërues të një kuvendi të shkarkuar prej kohësh që jua kam thënë juve dhe miqve tanë ndërkombëtarë që ka zero opozitë. Madje do t’i kërkoj falje një kolegeje jo shqiptare se më pyeti për një forcë të re politike dhe ja dhashë që atëherë 0.3% parashikimin dhe nuk më ka dalë i plotë se ka qenë afër 0.5%, por edhe kjo si rezultat i madh i përkrahjes së ndërkombëtarëve.
Kështu që këto nuk ndikojnë tek unë. Tek unë ndikon vetëm Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, interesi publik, europian dhe integrimi në BE.”
Top Channel