Presidenti i vendit, Ilir Meta ka dalë në një konferencë për media këtë të premte, dy ditë pasi Kuvendi votoi raportin e Komisionit Hetimor për ta shkarkuar nga detyra.
Meta tha se ka bërë fushatë vetëm për të mbrojtur zgjedhjet dhe se ftoi të gjitha forcat politike që të bashkëpunonin.
Meta: Jo jam përfshirë në fushatë për mbrojtjen e zgjedhjeve. Janë ftuar të gjitha forcat politikë të bashkëpunojnë pa asnjë përjashtim. Janë 30 denoncime zyrtare janë nisur për ato institucione që kanë për detyrë të hetojnë krimet zgjedhore.
Kreu i shtetit e ka cilësuar si turpin më të madh Kuvendin që votoi për shkarkimin e tij.
Meta: Nuk ekziston më një Kuvend i tillë. Ai Kuvend është turpi i gjithë atyre që e krijuan bashkë. E përjashtoj veten në mënyrë kategorike nga ajo që ka ndodhur atë ditë që kam qenë në Gjermani. Është një nga faqet më të zeza ai Kuvend. E nxorën dhe Presidentin e Republikës në pritë. Mos të harrojmë që ka shumë arsye ku Kuvend që iku, të votojnë në atë mënyrë sepse ju e dini që Presidenti ndaloi në 8 qershor një gjakderdhje të programuar të 2019, pra në prag të zgjedhjeve lokale, e cila do të pengonte që të shpallte Shqipërinë në organizatë terroriste. Por do flasim në 25 korrik.
Meta tha se deputetët që votuan pro shkarkimit të tij kanë marrë lekë.
Meta: Tani u ka plasur cipa fare se po nxjerrin dhe eurot që kanë paguar për të shkarkuar Presidentin. U mësuan keq me 120 deputetë, kartonngritësa. Edhe kur njeriu nuk bashkëjeton dot me llogaridhënien që është themeli i një republike demokratike normal pasi të gjithë e dinë se kush e nxiti dhunën, kudo në Shqipëri, në Kavajë, drejtorët e kujt ishin ata dhe shkaktuan gjakderdhje, Të gjithë e dinë kush e nxiti dhunën në Elbasan, dhe se kush planifikonte që atë dhunë në 25 prill ta shtrinte në të gjithë territorin e Shqipërisë.
Presidenti i republikës Ilir Meta, i cili është në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese i mohoi përfundimet e Komisionit Hetimor që sollën shkarkimin e tij, duke e konsideruar vendimin si një veprim të maxhorancës për të larguar vëmendjen nga krimet zgjedhore.
Top Channel