FOTO/ Kurti ndalet në Prizren gjatë rrugës për në Tiranë: Busulla jonë historike na tregon udhën e mbarë

10/06/2021 18:28

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti vizitoi këtë të enjte Tiranën, për të marrë pjesë në samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor, datë kjo që përkon edhe me mbledhjen e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Pak para nisjes drejt Shqipërisë, Kurti është ndalur në Prizren, për të nderuar përvjetorin e Lidhjes që u mbajt në 10 qershor të vitit 1878.

“Jemi nisur herët në mëngjes për në Tiranë, ku do të takohemi me udhëheqësit e shteteve të rajonit. Por sot është data e kryengjarjes së kombit tonë, përvjetori i Lidhjes që u mblodh në 10 qershor 1878 në Prizren.

Ishte e domosdoshme të ndaleshim në Prizren për ta nderuar Lidhjen e veprimtarët e saj, gegë e toskë e të të gjitha bindjeve politike e feve, që vendosën të bëhen bashkë për mbrojtjen e njerëzve e trojeve të Atdheut.”, shkruan Kurti në “Facebook”.

Ai përcolli mesazhin e qartë se busulla historike, tregon udhën e mbarë.

“Pas homazheve, vijuam rrugën për në Shqipëri, duke e pasur përherë të qartë se cila është busulla jonë historike, ajo që na e tregon udhën e mbarë”.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel