Pas Hungarisë dhe takimit me homologun Viktor Orban, Kryeministri Edi Rama udhëtoi në mbrëmje në Sofje, ku u takua me kryeministrin në detyrë të Bullgarisë, Stefan Janev.

Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp, Janev, deklaroi se Bullgaria do të bëjë çmos për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian edhe pse rruga e saj është e lidhur me atë të Maqedonisë së Veriut. Janev tha se marrëdhëniet mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut duhet të zgjidhen mes tyre, pa përfshirjen e palëve të treta, dhe se diskutimet nuk duhet të ndikojnë në ecurinë e dy vendeve në BE.

“Pozita e Bullgarisë për Maqedoninë e Veriut është pengesë për Shqipërinë. Ne duam që të mos krijohet efekti që shoqëritë të mendojnë që po pengojnë, përkundrazi. Pozita jonë është treguar te demonstrimi i deklaratave tona. Rrugën Evropiane të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut e mbështesim, por shpresojmë që çështjet tona që kemi për të zgjidhur me Maqedoninë e Veriut, mund të zgjidhet në raportet dypalëshe.

Këshillat nga palë të jashtëm nuk është gjë e mirë, sepse na takon neve që të gjejmë rrugën e dialogut. Ajo që është deklaruar për prespektivën evropiane të konfirmohet me vepra reale. Kjo pozitë duhet t’i shpjegohet mirë shteteve Evropiane. Marrëdhënia jonë me Maqedoninë e Veriut të mos jetë një precedent për ngecjen e ecurisë së këtyre vendeve në BE”- tha Janev.

“Shqipëria dhe Maqedonia po presin vendimin e Komisionit Europian. Besoj fort që midis vendeve ka mundësi të mjaftueshme për të intensifikuar komunikimin dhe dialogun. Për ta zgjidhur ka kaq shumë gjëra që i bëjnë të dy vendet kaq popuj të afërt për një të ardhme të përbashkët. Pavarësisht sa të vështira mund të jenë këto çështje, kur ekziston dëshira ka zgjidhje. Dua të theksoj se Shqipëria është duke e respektuar këtë aktualisht do të vazhdojmë të ecim së bashku me Maqedoninë e Veriut, por sa kohë do të kërkojë dhe sa gjatë mund të presim por aktualisht jemi në rregull edhe pse jemi të qartë se i përmbushim kushtet dhe nuk ka asgjë që na ndan nga konferenca e parë ndërqeveritare.

Do të respektojmë të dy miqtë që do të duhet të zgjidhin këtë. Besojmë fort se kjo është diçka që duhet të zgjidhet mes dy vendeve. Të tjerët mund të ndihmojnë por nuk besoj se të tjerët mund të zëvendësojnë atë ç’ka duhet të bëjnë, shpresoj që të ndodhë shpejt. E di që në Bullgari ka një qeveri kujdestare, Keni zgjedhje të reja. Të nxisë së bashku me Maqedoninë për të dalë nga kjo situatë”- tha Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA