27/09 21:45
Pasi u transmetua pjesa e parë mes Linditës dhe Ilirit, ishte Linda që nisi të debatojë me konkurrentin.
Sipas Ilir, disa netë më parë Linda i rrëfeu se është afër tij, por ndryshoi menjëherë.
Me tej i tha Lindës se ka “problem kë nga personalitetet të zgjedhësh”.
Ndërsa, konkurrentja u përgjigj, duke thënë se “kam të drejtë të ndryshoj mendim, por mbetem kjo që jam. Jam 40 vjeçe dhe nuk ndryshoj më, kështu do të qëndroj deri në fund”.
Linda: Kur kemi qenë në biseda shoqërore, kemi qenë në rregull. Në takime, ai është narcist, mundohet të të bëjë të ndihesh e vogël…
Iliri: Mund të më thoshe që në fillim. Linda e merr çdo gjë si rivalitet. Arritëm në një pikë që nuk kuptohemi.
Top Channel