“Përgjaket” Qershori! 4 vrasje që javën e parë të muajit/ Mexhit Picari vret ish-dhëndrin në sy të nipit! 43-vjeçari ekzekutohet me breshëri kallashnikovi

05/06/2021 08:38
Momentet e vrasjes së Kudret Saliajt dhe plagosjes së ish-prokurorit Adriatik Cama

Vendi ynë prej muajsh nuk po gjen qetësi nga ekzekutimet me armë zjarri në qytetet më të mëdha të vendit, ku në vetëm në 4 ditët e para të qershorit kanë ndodhur 4 vrasje.

Dita e parë e muajit qershor nisi me ekzekutimin e biznesmenit Çajup Selimi, i cili mbeti i vdekur nga dy plumba njëri në kokë dhe tjetri në trup.

Selimi u vra në banesën e tij në një pallat në lagjen “15 shtatori” në Tepelenë pasi është thirrur nga një person në katin e parë për të zbritur poshtë. Në këtë moment 52-vjeçari ka dalë nga banesë për të shkuar poshtë, por një person tjetër po e priste me armë në katin e dytë, duke e qëlluar 2 herë me pistoletë, ku një prej plumbave e ka kapur në zemër duke rezultuar fatal për të. Ende nuk dihen ende arsyet e vrasjes së biznesmenit, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.

Çajup Selimi

Nuk kaluan edhe shumë orë, ku një tjetër ngjarje tronditi Lushjen, ku Sofokli Shani vrau Rako Qorrin dhe plagosi djalin e tij, Kejdi Qorri në fshatin Fier i Ri.

Mësohet se gjithçka nisi për një birrë, ku Autori i ngjarjes ka shkuar në lokal dhe ka kërkuar të pijë një birrë, por pronari i lokalit, viktima Qorri, i ka thënë se do të duhej të mbyllnin lokalin për shkak të orës policore. Por, autori Shani ka insistuar ç’ka më pas shkaktoi një konflikt fizik mes tyre. Shani ka marrë një karrige dhe ka qëlluar pronarin e lokalit, por ka ndërhyrë djali i këtij të fundit. 57-vjeçari merr motorrin e tij dhe largohet për në shtëpi, por disa minuta më pas rikthehet me një kallashnikov. Ai hyn nga hyrja e pasme e lokalit dhe qëllon Rako Qorrin duke e lënë të vdekur, ndërsa djali i tij i cili ishte pranë të atit mori plumba në këmbë.

Rako Qorri

Pak minuta pas mesnatës së 3 qershorit,  u vra për hakmarrje Shkëlzen Velaj, vëllai i të cilit ishte vrarë 6 vjet më parë në një konflikt me fisin Llanaj.

43 vjeçari ka qenë duke hyrë për në shtëpi, kur ka vënë re se pranë pallatit ka qenë duke u ndjekur nga një makinë e dyshimtë. Velaj e ka lënë makinën e tij ndezur dhe ka ikur me vrap për tu futur në banesë, në katin e 5 të pallatit kur ka qenë duke hapur derën atentatori ka lëshuar breshëri plumbash në drejtim të tij.

Shkëlzen Velaj

Plumbat në drejtim të 43-vjeçarit kanë qenë nga një distancë e afërt. Në trupin e Velaj është lëshuar një karikator, i cili i ka kushtuar kushtuar jetën 43 vjeçarit. Dyshimet e para të vrasjes janë e shkuara e viktimës, pasi Shkëlzeni është vëllai i Ardi Velaj një prej viktimave të ngjarjes së ndodhur në 7 prill të vitit 2015, kur pas një sherri në kazino mbetën të vrarë shtetasit Albi Limaj, Haki Rakipi dhe Ardi Velaj, e njohur ndryshe edhe si “Masakra e Çoles.

Më 4 qershor, ish-vjehrri Mexhit Picari vret ish-dhëndrin e tij Kudret Saliaj, para syve të nipit, ku u plagos edhe ish-prokurori Adriatik Cama. Ekzekutimi ka ndodhur 30 minuta para seancës gjyqësore, ku do të vendosej se me kë do të rrinin 3 fëmijët e çiftit.

Konflikti mes tyre vijonte prej vitesh, ku viktima kishte kërkuar edhe urdhër mbrojtje nga Gjykata, e cila nuk ia kishte dhënë. Pas ngjarjes, është arrestuar edhe vajza e autorit, Dhurata Saliaj, si bashkëpunëtore në krim.

Në të majtë autori Mexhit Picari, në të djathtë viktima Kudret Saliaj

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA