Masakër elektorale për trupën e Kolegjit Zgjedhor nuk ka pasur as në qarkun e Beratit.
“Rrëzohet kërkesa e PD-LSI si e pambështetur në prova dhe ligj”, u tha në Kolegj.
Lëvizja Socialiste për Integrim pretendoi ne seancën gjyqësore se ka humbur mandatin e saj të parë parlamentar për një grusht votash. Por, procesi i rinumërimit ne KQZ nuk ndryshoi rezultatin, vetëm ngushtoi diferencën mes PS dhe LSI nga 77 ne 58 vota.
“Po te ishin hapur gjitha kutitë do merrnin mandatin, sepse rivlerësimi nxori ne pah manipulimin”, tha Altin Kaizaj juristi i LSI-së.
“Kutitë u hapën, u konstatuan gabim teknike”, tha Eridian Salianji juristi i PS.
Pasi e humbi kauzat e saj në KAS, opozita të njëjtin fat duket se ka edhe ne Kolegjin Zgjedhor, por ajo ka vendosur te mos tërhiqet edhe pse gjykata zgjedhore po certifikon rezultatet e zgjedhjeve te 25 Prillit.
“E kemi detyrim ndaj qytetareve të vijojmë betejën “, tha Ivi Kaso.
Berati është Qarku i tretë ku opozita rrëzohet në Kolegjin Zgjedhor, pasi më herët e njëjta trupë shuajti shpresat e PD-LSI për përsëritjen e zgjedhjeve në Gjirokastër dhe Vlorë.
Top Channel