“Armë” e re kundër emigrantëve në Greqi/ BE: Po përdorin topa shurdhues!

04/06/2021 13:00

Bashkimi Europian ngriti shqetësime për përdorimin e topave të zërit apo topave shurdhues nga ana e Greqisë, me qëllimin të trembë emigrantët e t`i mbajë larg kufirit të saj me Turqinë.

Pajisja akustike ka madhësinë e një televizori të vogël, por zhurmën e bën si të një motorri avioni. Ajo është pjesë e një grupi barrierash të reja digjitale dhe eksperimentale të cilat po instalohen dhe testohen në kufirin Grek me Turqi për 200 kilometra me qëllimin t’i ndalojnë njerëzit të hyjnë ilegalisht në BE.

Por zëdhënësi i Komisionit Europian, Adalbert Jahnz, u shpreh se ekzekutivi i BE-së i sheh me shqetësim raportet në media lidhur me këtë sistem dhe do të kërkojë informacion nga Athina mbi përdorimin e tij. Jahnz tha se ndërsa vendet anëtare të BE të tilla si Greqia vërtet janë të autorizuara të vendosin se si i menaxhojnë kufijtë e tyre, metodat që përdorin “duhet të jenë në përputhje me të drejtat themelore europiane, përfshirë të drejtën e dinjitetit”.

Masat duhet të jenë proporcionale dhe të respektojnë të drejtat bazë, duke përfshirë ato të azilit dhe të mos kthimit“, u shpreh ai, duke iu referuar politikës së dërgimit të njerëzve mbrapsht pasi e kanë kaluar kufirin dhe pa i dhënë shansin për të kërkuar azil.

FOTO GALERI
2/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA