Një prej konkurrentëve më të komentuar të emisionit ta dashurisë ‘Për’Puthen”, Mevlan Shaba ka folur sot në emisionin “Shqipëria Live” për marrëdhënien e tij me Ledjanën, me të cilën dolën çift nga programi.

I pyetur për ‘trekëndëshin’ e dashurisë, Antonela- Ledjana-Mevlan, ky i fundit u shpreh se ka qenë tepër i shqetësuar dhe në një situatë tepër të vështirë mes dy vajzave. Por, tashmë që programi ka përfunduar ai thotë se zgjodhi të dilte prej aty me Ledjanën edhe pse tashmë nuk janë më bashkë.

Mevlani emocionohet teksa sheh në ekran fragmente nga takimet e tyre dhe thotë se nuk takohen më së bashku, por pranon që i mungon Ledjana.

Mevlani: Ju e keni parë mirë me kë femër kam dalë unë dhe cilën zgjodha. Nuk ishte një zgjedhje e detyruar. S’jemi bashkë, është e vërtetë. Kemi pasur gjithmonë debate të vogla, siç e kanë marrë vesh të gjithë shqiptarët punën e kokëfortësisë, edhe erdhi momenti që ne nuk po u takonim më dhe nuk po flisnim më. Mu duk në çudi që të linim njerëzit në dilemë dhe vendosa ta them. Ishte një gjë që nuk po funksiononte.

Flor Gjini: Po pse u emocionove sapo përmendëm Ledjanën?

Mevlani: Po emocionohem, e kam pëlqyer atë njeri, nuk mund ta mohoj. Na mungojnë ato fragmente të bukura që po sillni. Por janë gjëra që nuk jemi ne as të parët as të fundit.

FOTO GALERI
1/13

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA