Dje gjykata e Lartë vendosi revokimin e vendimit që pengonte gjykimin e ish-ministrit të mbrojtjes Fatmir Mediu për dosjen e Gërdecit. Dokumente i kaluan gjykatës speciale kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha raportoi se tashmë pas këtij vendimi pritet që brenda 30 ditësh nga dhe gjykata e posaçme duhet të shprehet në dhomë këshillimi  nëse do lërë në fuqi vendimin e 2009, apo do e çojë çështjen për gjykim.

Duke qenë se tashmë ish-ministri Mediu nuk është më në kompetencë të kësaj gjykate, por të gjykatës së Posaçme.

Ndërkohë avokati mbrojtës i tij Ardian Visha i tha Top Channel se mundësitë për ta rihapur çështjen janë zero.

Kjo pasi sipas mbrojtjes gjykata e posaçme e shkallës se parë nuk mund të prishë një vendim të gjykatës së Lartë që në këtë rast është vendimi i pushimit të 2009.

Por tashmë gjykata e Posaçme duhet të mblidhet dhe të shprehet, nisur edhe nga kërkesat e fundit të familjes Durdaj.

Në rast se kjo çështje hapet Mediu do të gjykohet në bazë të postit si ish ministër që ka mbajtur, ndërkohë që tashmë ai nuk gëzon më as mandatin e deputetit.

Nga ana tjetër edhe SPAK ka një këmbëngulje të fortë për këtë çështje.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA