“Luftë në ajër”, 16 avionë kinezë mësyjnë hapësirën ajrore të Malajzisë!

02/06/2021 14:14

Ministria e Jashtme e Malajzisë njoftoi se do të thërrasë për shpjegime të dërguarin e Kinës pasi 16 avionë të Forcave Ajrore të Ushtrisë Çlirimtare të Popullit hynë në zonë ekskluzive ekonomike të këtij vendi kur ushtria malajziane zbuloi një aktivitet të dyshimte mbi Detin e Kinës Jugore.

Forcat ajrore të Malajzisë thanë se u përpoqën të hënën se avionët ushtarakë kineze fluturuan brenda 60 miljeve detare nga rajoni Saraëak i Borneos. Incidenti u përshkrua si një “kërcënim serioz për sovranitetin kombëtar dhe sigurinë e fluturimit” në vend.

Avionët kinezë nuk kontaktuan me kontrollin rajonal të trafikut ajror pavarësisht se u udhëzuan disa here. Ministri i Jashtëm Hishammuddin Hussein pohoi se Malajzia do të lëshojë një notë proteste diplomatike dhe do t’i kërkojë ambasadorit të Kinës të shpjegojë “shkeljen e hapësirës ajrore dhe të sovranitetit të saj”.

Qëndrimi i Malajzisë është i qartë, të kesh marrëdhënie miqësore diplomatike me ndonjë vend nuk do të thotë se ne do të bëjmë kompromis mbi sigurinë tonë kombëtare“, ishte komenti i tij. Ambasada e Kinës, më herët tha se avionët po kryenin stërvitje rutinë dhe e “respektuan rreptësisht” sipas saj ligjin ndërkombëtar pa shkelur hapësirën ajrore të vendeve të tjera.

Kina dhe Malajzia janë fqinjë të mirë dhe ne jemi të gatshëm të vazhdojë konsultimet bilaterale me qëllimin të ruajmë bashkarisht paqen dhe stabilitetin rajonal“, tha një zëdhënës. Kina vazhdon t’i mëshojë pretendimeve ekspansioniste mbi Detin e Kinës Jugore, një rrugë e rëndësishme detare kjo përmes të cilës kryhet çdo vit një tregti prej 3 trilionë dollarësh, e në ishujt artificialë, të krijuar prej saj ka ngritur edhe struktura ushtarake.

Brunei, Malajzia, Filipinet Tajvani e Vietnami kanë gjithashtu pretendime mbi ishujt e kësaj zone, e përplasjet me rojet bregdetare kineze nuk mungojnë.

FOTO GALERI
2/9

Top Channel