Një konflikt mes dy personash ka degjeneruar në goditje me sende të forta (thikë).
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Kali i Trojës, në Vlorë, por ende nuk dihen ende arsyet e konfliktit.
Top Channel mëson se si pasojë e kësaj ngjarje të rëndë është plagosur 42 vjeçari, Klodian Toska, i cili është transportuar në spitalin rajonal të Vlorës.
Ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e policisë, që po punojnë për zbardhjen e plotë të saj.
Informacion paraprak
Sot, rreth orës 18:40, në lagjen “Pavarsia”, Vlorë, dyshohet se pas një konflikti të çastit, është goditur me mjet prerës (thikë), shtetasi K. T., rreth 40 vjeç, i cili është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Autori i ngjarjes dyshohet se është shtetasi F. Sh, dhe shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të tij.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.
Top Channel