“Pinte kafe çdo javë me ish-kreun e SPAK te zyra e tij”/ Urdhër-arresti ndaj Vlora Hysenit, gazetari Qyno në ‘Top Story’: Dumani hetoi edhe Fatos Klosin, por ai mori pafajësinë 22/09 22:59
Kandidati për kryetar i Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli thotë se nëse PD mbetet në dorën e Bashës do të shkojë gjithmonë e më shumë në rënie.
I ftuar në emisionin “Open”, në Top Channel, Kadilli shprehet se zgjedhjet janë shansi i vetëm për të shpëtuar PD nga degradimi.
“Nuk parashikoj të ardhme të mirë nëse e mban Basha drejtimin e partisë, madje e shoh në një spirale zbritëse PD. Nuk besoj se me një lider që e ka provuar veten 8 vite rresht dhe nuk arriti fitore, s’besoj të ketë legjitimitet dhe të ngjisë partinë. Ky manifest është shansi i vetëm për të shpëtuar PD nga degradimi”, tha Kadilli.
Top Channel