Sokol Agolli po shijon rrezet e diellit buzë jonit. Ku duket se 70 vjeçari këtë fund maji e ka gjithë plazhin për vete.
“Uji është armiku kryesor i virusit”, thotë ai.
Ndryshe nga viti 2020 ku turizmi shqiptar u mbajt nga vendasit dhe vizitorët e rajonit këtë vit kanë filluar të vijnë turistët e parë të huaj, kryesisht nga Çekia, Sllovakia, Polonia apo Gjermania.
Për ta Shqipëria është vendi ideal për të pushuar teksa virusi është ende prezent.
Është vështirë të zgjedhësh më të mirën këtu sepse çdo gjë më pëlqen. Por e adhuroj natyrën tuaj , gjithashtu edhe njerëzit që janë shumë mikpritës.
Ua sugjerova Shqipërinë familjes time, të gjithë miqve. Nëse do gjeja një vend pune do zhvendosesha të jetoja këtu menjëherë”.
Vij për herë te parë në Shqipëri, por po kënaqemi. Nuk e prisnim . Natyra e jashtëzakonshme dhe njerëzit shumë miqësor e çmimet e lira. Madje këtu
duket sikur nuk ka covid , njerëzit nuk shqetësohen dhe me pëlqen kjo.
E duam Shqipërinë, një vend fantastik. Kaluam një fundjavë pa e ndjere në fillim në veri e tani jemi ndalur në jug. Ne jemi vaksinuar por duket se
Shqipëria situatën e covidit e ka në kontroll. Do e rekomandojmë për pushime 100%
Top Channel