Dy 13-vjeçare nga Tirana kanë përfunduar në spitalin e Pogradecit, pasi dyshohet se janë helmuar pasi kanë konsumuar drekën në një lokal në Tushemisht.
Policia bën me dije se të miturat ishin pjesë të një ekspedite nga Tirana, por fatmirësisht aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
“Më datë 29.05.2021, rreth orës 16:55, në Spitalin e Pogradecit, janë paraqitur për ndihmë mjekësore shtetaset K. Sh. dhe Xh. S., 13 vjeçe, pjesëtare të një ekspedite mësimore nga Tirana, që dyshohet se mund të jenë helmuar duke drekuar në një lokal në fshatin Tushemisht, Pogradec, të cilat aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën”, njofton Policia.
Ndërkohë grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Top Channel