Vendosen nën sekuestro pasuri me vlerë mbi 500 mijë USD në Tiranë, i përkasin të arrestuarit në Angli (Emri)

28/05/2021 09:41

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin “Plantacioni”, duke vendosur në sekuestro preventive disa pasuri me vlerë rreth 500.000 dollarë, që dyshohet se vjen nga aktiviteti kriminal.

Pasuritë i përkasin 31-vjeçarit Vasil Duraku, i cili aktualisht është i arrestuar në Angli, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale.

Duraku u arrestua në Angli, në një plantacion bimësh kanabisi, të cilën e prodhonte në sera dhe pastaj e tregtonte duke arritur fitime të mëdha.

Pas ndalimit, gjatë kontrollit në banesë i është gjetur dhe sekuestruar shuma 363.000 paund britanik.

36-vjeçarit i janë sekuestruar pasuri të luajtshme e të paluajtshme, vlera e të cilave shkon rreth 500.000 dollarë, konkretisht një njësi tregtare, 2 apartamente, 1 garazh.

Ndërkohë që policia njofton se po vijon puna për të zbuluar asete të tjera që ky shtetas dhe familjarët e tij mund t’i kenë regjistruar në emër të personave të tjerë.

Njoftimi i policisë/ Tiranë

Vijon puna për gjurmimin, identifikimin dhe sekuestrimin e pasurive qe rrjedhin nga aktiviteti kriminal.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Plantacioni”.

Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Vendoset sekuestro preventive mbi disa pasuri me vlerë rreth 500.000 dollarë, të cilat dyshohet se rrjedhin nga veprimtaria kriminale e subjektit.

Nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, u bë i mundur finalizimi me sukses i operacionit të koduar “Plantacioni”, si rezultat i të cilit u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, datë 25.05.2021, për vendosjen e sekuestros preventive ndaj pasurive të shtetasit V. D., 31 vjeç, i cili aktualisht është i arrestuar në Angli, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale.
Ky shtetas është arrestuar në Angli, në një plantacion bimësh kanabisi, të cilën e prodhonte në sera dhe pastaj e tregtonte duke arritur fitime të mëdha.

Këtij shtetasi, pas ndalimit, gjatë kontrollit në banesë i është gjetur dhe sekuestruar shuma 363.000 paund britanik.
Në zbatim të vendimit të Gjykatës u bë i mundur sekuestrimi i pasurive të luajtshme e të paluajtshme, vlera e të cilave shkon rreth 500.000 dollarë, konkretisht:

•Një njësi tregtare;
•Dy apartamente;
• 1 garazh.
Nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për të zbuluar asete të tjera që ky shtetas dhe familjarët e tij mund t’i kenë regjistruar në emër të personave të tjerë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA