Nga Akademia e Shkencave, Rama thumbon Metën: Dikur titujt akademikë shpërndaheshin si ato dekoratat presidenciale

28/05/2021 11:53

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në organizimin që është bërë për Akademinë e reformuar të Shkencave, nga ku nuk ka lënë pa thumbuar edhe Presidentin e Republikës, Ilir Meta.

Rama tha se dikur titujt e dekoratave shpërndaheshin si ato dekoratat presidenciale, ndërsa shton se sa krenar duhet të ndihemi për Skënderbeun, apo Naim Frashërin, aq edhe të poshtëruar ndihemi që një medalje të tillë mund të marrë edhe një këngëtar i tallavasë.

“Një hap i rëndësishëm është edhe nënshkrimi i marrëveshjes me Universitetet dhe përfshirja e tyre në procesin e certifikimit të kandidaturave që konkurrojnë për tituj akademikë dhe për nismat kryesore të dekanateve, gjë që garanton edhe të paktën fillimin e ndarjes nga një kohë e cila fatkeqësisht vazhdon. Kohë kur titujt akademikë shpërndaheshin si ato dekoratat presidenciale.

Prej shumë vitesh emrin e Skënderbeut, Naim Frashërit apo Nënë Terezës, një kohë kur aq sa mund të ndjehesh krenar që për arsye legjitime të marrësh një prej tyre, aq edhe ndjehesh i poshtëruar kur të nesërmen e sheh që të njëjtën gjë merr një usta i tallavasë”, tha Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA