400. 000 paund janë sekuestruar dje në Londër, në shtëpitë e dy shtetasve shqiptarë, pasi dyshohet se janë të ardhura nga tregtimi i paligjshëm i lëndëve narkotike.

Hetuesit nga OCP, një njësi e përbashkët e NCA dhe Shërbimit Policor Metropolitan, analizuan mijëra mesazhe të EncroChat që referonin lëvizjen e shumave të mëdha të kokainës dhe parave në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, raporton “National Crime Agency”.

Një ditë më parë, oficerët kontrolluan dy banesa, një në Islington dhe një në Wembley, dhe sekuestruan mbi 200,000 £ para në secilën shtëpi, disa prej të cilave ishin paketuar dhe ngjitur në forma blloku.

Altjon Gjoni, 38 vjeç dhe Bejar Cozminca, 30 vjeç, të dy shtetas shqiptarë, u arrestuan. Ata do të hetohen për trafikim lëndësh narkotike dhe pastrim parash.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA