“Bashkohuni me ne të enjten”, mbyllet me marshimin e përnatshëm protesta e 52-të përpara Kryeministrisë
21/07/2026 22:00
Për 52 ditë me radhë, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” u kërkua dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe gjithë klasës politike.
Edhe të martën thirrja kryesore e protestës ishte për t’u bashkuar të enjten para Kuvendit.
Teksa në orën 10.00 nis seanca e fundit e këtij sesioni parlamentar, organizatorët kërkuan grumbullimin para godinës që në orën 8 të mëngjesit.
Pas fjalimeve para Kryeministrisë, protestuesit marshuan nëpër kryeqytet me flamuj e pankarta në duar dhe thirrjet kundër politikës.
Top Channel