Një shpërthim epidemik i murtajës ka lënë të prekurit duke vjellë gjak, ndërsa 11 kanë vdekur prej saj në Republikën Demokratike të Kongos.
Të paktën 15 raste të sëmundjes fatale janë raportuar tashmë në provincën Ituri në verilindje të vendit, teksa autoritetet vendore kanë regjistruar 11 vdekje prej muajit të shkuar.
Sipas britanikes Express, Dr Louis Tshulo, drejtori shëndetësor në Ituri, tha: “Viktimat tregonin simptoma dhimbje koke, ethe, kollë dhe vjellje gjaku nga goja”.
“Raportimet flasin për 15 raste deri tani, në të cilat përfshihen 11 vdekje. Rasti i parë ishte një grua që vdiq në qendrën shëndetësore të Fataki ndërsa një javë më vonë një burrë 30 vjeçar vdiq pasi shfaqi simptomat”.
Vitet e fundit vendi është përballur gjithashtu me epideminë vrasëse të Ebola.
Murtaja, e njohur gjithashtu si “Vdekja e Zezë” në mesjetë, është një sëmundje shumë infektive, shpeshherë fatale, që përhapet nga kafshët brejtëse.
Tshulo shtoi: “Ne u alarmuam kur u konstatuan pesë vdekjet e para në të njëjtën familje.”
“Më pas dy njerëz që kishin shkuar në varrim në Bukachele u sëmurën kur u kthyen dhe vdiqën në Bule.”
Katër njerëz me simptoma të ngjashme po trajtohen në qendrat mjekësore të Bule dhe dy në Bukachele, tha Tshulo.
Banorët lokalë po nxiten të mbajnë maska dhe distancë sociale, si deh të shmangin prekjen e kufomave.
Murtaja është konstatuar në Ituri që prej vitit të kaluar, me 461 raste dhe 31 vdekje në tetë zona shëndetësore.
OBSH përshkruan simptomat e murtajës si të ngjashme me grupin, me një deri në tetë ditë inkubacion.
Sëmundja çon drejt vdekjes 30-60 përqind të rasteve, ndërsa varianti i saj pneumonik është gjithmonë fatal nëse nuk trajtohet.
Murtaja përhapet me anë të pickimit të parazitëve të infektuar.
Vendet krahinore pa njohuri të pandemive, fajësojnë “çifutët apo njerëzit me lebrozë” për përhapjen e murtajës, që dikur vriste miliona njerëz në Evropë.
Top Channel