Bulevardi i ri i Tiranës është kthyer në një zonë atraktive për qytetarët, të cilët e zgjedhin atë për shëtitjet e tyre, por edhe për të kaluar kohën e lirë në ambientet çlodhëse. Ditën e sotme, kjo zonë është frekuentuar nga ish-presidentët Aleksandër Moisiu dhe Rexhep Mejdani.
Shëtitja e tyre në këtë hapësirë të madhe publike është fiksuar nga gazetari Ilir Kadia.
Dy ish-Presidentët shfaqen përkrah njëri-tjetrit duke ecur në Bulevard, teksa shijojnë edhe freskinë e pemëve të mbjella përgjatë shëtitores, duke i shpëtuar teksa temperaturave të larta.
Falë investimit të Bashkisë së Tiranës, Bulevardi “Zogu I” mundëson hapësira rekreative dhe çlodhëse për qytetarët, por edhe hapësira për zhvillimin e një sërë aktivitetesh biznesi në zonë.
Top Channel