Zgjedhjet/ “Grupi për PD” del kundër Kryesisë: Elezi të rikthehet në garë! Basha të deklarojë burimet financiare të fushatës

25/05/2021 11:24

Grupi për PD-në ka reaguar pas vendimit të Kryesisë së Partisë Demokratike për të përjashtuar nga gara për kryetar të Partisë Demokratike, ish-kreun e PD-së së Kukësit, Ibsen Elezi.

Në gjashtë kërkesat e parashtruara për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme brenda PD-së, Grupi për PD kërkon që Ibsen Elezi të rikthehet në garë, pasi ka qenë një nga zërat opozitarë që prej vitesh ka kërkuar reformimin e thellë të PD-së dhe është një nga anëtarët më aktivë të saj.

Po ashtu kërkohet mes të tjerash edhe që Lulzim Basha, kryetari aktual i PD-së, të deklarojë burimet financiare dhe logjistike të fushatës së tij, siç duhet të bëjnë të gjithë kandidatët në garë.

Kërkesat e paraqitura:

1-Përjashtimi nga gara e Ibsen Elezit është antistatutor, anti-demokratik, dhe deformon procesin zgjedhor të PD. Elezi është një nga zërat opozitarë më të paepur në Shqipëri, si dhe ka kontribute reale, të vazhdueshme dhe publikisht të njohura në PD.

Ai prej vitesh kërkon reformimin e thellë të PD-së dhe është një nga anëtarët më aktivë të saj. Grupi për PD kërkon ndryshimin e menjëhershëm të këtij vendimi dhe rikthimin e Elezit në gazën për kryetar.

2-Kryesia e PD dhe Komisioni Zgjedhor janë të detyruar të vënë në dispozicion të kandidatëve për kryetarë të PD, jo më vonë se data 25 mar 2021, listën e plotë të anëtarësisën së PDSH.

3-Të rishikohet përbërja e Komisionit Zgjedhor dhe atyre në nivel dege, duke përfshirë përfaqësues të kandisatëve për kryetarë.

4-Të hartohet një axhendë e takimeve të përbashkëta të kandidatëve me anëtarësinë, për të shpalosur platformat politike dhe zhvillimin e debatit.

5-Zyra e organizimit dhe kryesitë e degëve të vënë në funskion të kandidatëve infrastrukturën dhe burimet administrative për zhvillimin e takimeve të përbashkëta të sipërcituara.

6-Kryetari në detyrë i PD duhet të deklarojë burimet financiare dhe logjistike të fushatës së tij, siç duhet të bëjnë të gjithë kandidatët në garë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA