Pamje “apokaliptike”/ Shpërthen vullkani, qindra shtëpi mbulohen nga llava

24/05/2021 20:26

Shpërthimi i vullkanit Nyiragongo në republikën Demokratike të Kongos e leu në të kuq qiellin e rajonit ku ndodhet, ndërsa llava që rrëshqiti shpateve të tij mbuloi me qindra shtëpi ne periferitë e qytetit të Gomas, përfshirë edhe ndërtesa të larta.

Të paktën 15 vdekje janë konfirmuar deri tani, por bilanci i viktimave pritet të rritet akoma edhe më shumë teksa ekipet e shpëtimit vetëm tani po hyjnë në zonat më të thella të goditura prej fatkeqësisë natyrore. 9 prej viktimave mësohet të kenë humbur jetën në aksidente rrugore, pasi të tmerruar njerëzit po nxitonin të largoheshin kush e kush më parë nga zonat pranë vullkanit.

Ishte e tmerrshme, isha në shtëpi kur ndodhi. njerëzit ulërinin. Vullkani ishte duke shpërthyer. Dola jashte me vrap dhe ngrita sytë nga qielli: ishte i gjithi i kuq!”, thotë Richard Bahati , banor i Gomas.

Qyteti i Gomas me një popullsi prej rreth 2 milionë banorë, ndodhet 10 kilometra nga vullkani i Nyiragongos. Për herë të fundit, ky vullkan ka shpërthyer në 2002, duke vrarë 250 persona e duke lënë të pastrehë 120 mijë persona të tjerë.

Nyiragongo është një prej vullkaneve më aktive në botë dhe konsiderohet si një ndër më të rrezikshmit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA