Një banesë është grabitur me dhunë pas mesnatës në fshatin Spiten në qytetin e Lezhës.
Dy persona, identiteti i të cilëve nuk dihet ende, kanë vjedhur banesën duke dhunuar 47-vjeçaren dhe vodhën një sasi lekësh së bashku me 2 aparate celularë.
“Më datë 24.05.2021, pas mesnatës, në fshatin Spiten, Lezhë, jemi njoftuar nga shtetasi Gj.D., se dy persona të paidentifikuar kanë vjedhur në banesën e tij duke i dhunuar atë dhe bashkëshorten shtetasen V.D.,47 vjeçe, një sasi lekësh dhe 2 aparate celularë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Denoncimin në polici e bëri vetë pronari, i identifikuar me inicialet Gj.D. Forcat blu bëjnë me dije se në vendngjarje janë fiksuar prova materiale të lëna nga autorët, të cilat do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorëve.
Gjithashtu, janë shoqëruar në Komisariat disa persona që dyshohet të kenë dijeni për ngjarjen. Janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe po vijon krehja e zonës, me qëllim kapjen e autorëve.
Top Channel