Berisha i drejtohet Francës/ Analisti: Nuk është 100% e sigurt që gjykata ta marrë çështjen

24/05/2021 22:43

Analisti Genc Burimi në një lidhje me skype në emisionin Open në Top Channel tha se nuk është 100% e sigurt që gjykata në Francë do ta marrë çështjen e ish-kryeministrit Sali Berisha, ku ai padit Sekretarin Amerikan të Shtetit Antony Blinken.

“Varet imuniteti i sekretarit. Ka dy vështirësi, do të kërkojë ai hetim apo direkt gjykim. Nëse hetimi nuk ndodh për 3 muaj dosja mbyllet dhe prandaj ngelet gjykim direkt. Kur kërkon gjykim direkt janë dy probleme, Berisha duhet të lërë një shumë parash në gjykatë sepse e cilëson si abuzive, e vendos gjykata, mund të shkojë 15 mijë euro apo 20 mijë euro. Gjykatësi mund të thotë që jam jo kompetent dhe nuk më lejon të gjykoj diplomatë. Nuk është 100% e sigurt që gjykata ta marrë çështjen. Sido që të jetë çështja do të gjykohet. Edhe po pati një seancë të parë për Berishën do të jetë një fitore sepse Berisha do të thotë që arrita të mbledh gjykatën franceze”, tha analisti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA