Covid-19 katërfishoi vdekjet/ Në 2020 më shumë shqiptarë vdiqën nga sëmundjet e zemrës dhe tumoret

21/05/2021 00:58

Shqipëria në vitin 2020 njohu një rritje me 25.8% vdekje më shumë krahasuar me 2019-tën. Vitin e shkuar, humbën jetën 15.504 meshkuj dhe 12.101 femra.

Por cilat janë shkaqet kryesore që vdesin shqiptarët?!

Të dhënat zyrtare të publikuara nga INSTAT, tregojnë se janë katër shkaqe kryesore të cilat shkaktojnë edhe vdekjet më të mëdha. 2020 regjistroi 14.422 vdekje për shkak të sëmundjeve të zemrës, sëmundjet e papërcaktuara ose që cilësohen ndryshe vdekja nga pleqëria dhe që prek moshat kryesisht mbi 70 vjeç, morën 4699 jetë; tumoret regjistruan 3599 vdekje e ndërsa sëmundjet e mushkërive 2454.

Nga 27605 vdekje në total për vitin e shkuar, 25164, janë shkaktuar nga katër sëmundjet e mësipërme. Ndërkaq, aksidentet, vrasjet dhe vetëvrasjet zënë një total prej 2.7% të vdekjeve të përgjithshme.

Kujtojmë se vitin e shkuar humbën jetën nga Covid 1181 persona. Sipas të dhënave, numri i vdekjeve të shkaktuara nga sëmundjet e mushkërive vitin e shkuar është 4.5 herë më i lartë se viti 2019, e gjitha kjo e shkaktuar si pasojë e koronavirusit. Viti i shkuar ka ruajtur të njëjtin trend të shkaqeve të vdekshmërisë për çdo qark. Sëmundjet e zemrës kanë shkaktuar vdekjet më të mëdha, të pasuara nga tumoret.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA