Kapet makina me para/ Durrës, ishin fshehur në një automjet që vinte në Shqipëri nga Anglia

20/05/2021 01:21

Rreth 123.500 paund dhe 280 sterlina u sekuestruan pasditen e kësaj të mërkure në portin e Durrësit. Sasia e parave siç mund të shihet edhe në pamje, ishte fshehur në prapakolpin e një furgoni që vinte nga Anglia. Paratë ishin të mbledhura në 12 pako.

Top Channel ka mësuar se policia ka pasur informacione më herët që në portin e Durrësit do të vinte një furgon për të cilin kishin dyshime. Për këtë arsye, autoritetet doganore e kaluan furgonin në zonën e rrezikut, ku iu nënshtrua një kontrolli më të imtësishëm në skaner. Pikërisht aty u dalluan edhe pakot e fshehura me paund dhe stërlina.

Furgoni me targa angleze, sipas informacioneve të Top Channel, e bënte shpesh këtë rrugë dhe shpërndante mallra dhe porosi nga Anglia, në qytete të ndryshme të Shqipërisë. Shoferi furgonit, 21 vjeçari Olsi Sefolli u arrestua në flagrancë nga policia megjithatë mësohet që ai të ketë mohuar faktin që ka lidhje me shumën e parave dhe se detyra e tij ishte vetëm të bënte transportin e mallrave.

Ndërkaq, mbi Sefollin do të rëndojnë tre akuza; Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë” dhe ” Kontrabanda me mallra të tjerë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA