Erozioni shemb formacionin shkëmbor të ‘Harkut të Darvinit’ në ishujt Galápagos (fotot)

19/05/2021 19:11

Harku i Darvinit, formacioni i rrallë shkëmbor në juglindje të ishullit të Darvinit në arqipelagun e Galápagos, është shembur prej erozionit natyral, ka njoftuar sot ministria e mjedisit të Ekuadorit.

Imazhet nga faqja zyrtare e ministrisë tregonin vetëm dy shtyllat shkëmbore të mbetura në ishullin më verior të arqipelagut të oqeanit Paqësor, i cili shtrihet rreth 1,000km larg brigjeve të Amerikës Jugore.

Në postim thuhej: “Ky ishte një event si rezultat i erozionit natyral. Harku i Darvinit ishte pjesë e shkëmbit natyral që dikur ishte pjesë e ishullit të Darvinit. Vendi konsiderohet si një nga pikat më të mira në planet për zhytjet turistike, ku shikohen tufat e peshkaqenëve e specieve të tjera.”

Formacioni kishte marrë emrin e shkencëtarit britanik Charles Darwin, i cili ka vizituar ishujt prej vitit 1835 dhe besohet se ka krijuar aty teorinë e tij të evolucionit pas studimit të zogjve të Galápagos.

Ishujt Galápagos janë pjesë e trashëgimisë botërore të Unesco që prej vitit 1978, teksa flora e fauna është unike dhe pjesë rezervës së biosferës.

Në arqipelag jetojnë rreth 30,000 njerëz, të shpërndarë në katër ishuj të banuar.

FOTO GALERI
5/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA