Miti i të “paprekshmëve” thyhet, Metani: Goditet çdokush që shkel ligjin

18/05/2021 15:53

Inspektori i lartë të Drejtësisë, Artur Metani i ftuar në emisionin “Breaking” në Top News. Duke folur mbi punën e këtij institucioni që merret me shqyrtimin e ankesave dhe vlerësimin e punës së gjyqtarëve dhe prokurorëve, Metani deklaroi se tashmë në sistemin e drejtësisë nuk ka më të paprekshëm.

Ai theksoi se janë verifikuar një sërë ankesash nga qytetarët, kërkesat që pasi shqyrtohen dhe vlerësohen i paraqiten KLP-së dhe KLGJ-së.

“Miti i të “paprekshmëve” thyhet, askush nuk është imun në këtë sistem. SPAK dhe institucionet e reja të drejtësisë e rëndësishme është që të funksionojnë. Është e rëndësishmë t’u tregojnë qytetarëve punën e pavarur. 3000 ankesa janë në ILD dhe të gjitha kanë nisur të trajtohen. Kushtetuta dhe ligji nuk i lë gjyqtarët dhe prokurorët të jenë të varur nga politika. Inspektori i Lartë i Drejtësisë është për të ndihmuar sistemin në studimet e fenomenit në lidhje me problemet me ligjin. Vendosja e standardeve është zgjidhja afatgjatë e të gjithave problemeve në drejtësinë, u shpreh Metani./GazetaShqip

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA