“Betejë për zgjedhje të lira”/ Ndreca komenton fjalët e Bashës: Klishe! T’i lërë vendin dikujt që mund të marrë pushtetin

17/05/2021 21:21

Juristi Plarent Ndreca thotë se opozita po nxiton për të reaguar për rezultatin e zgjedhjeve dhe kjo bëhet për t’i dhënë një argument në dorë kryetarit të PD.

Në emisionin “Open”, Ndreca tha se Basha duhet t’i lërë vendin dikujt tjetër dhe të krijojë kushtet e një partie që ka shanset të marrë pushtetit.

Plarent Ndreca: Opozita duhet të ketë urtësinë dhe kurajon që të presë me qetësi rezultatin e zgjedhjeve, ndërkohë që shoh një nxitim të madh, ndërsa kam përshtypjen se kjo bëhet vetëm për t’i dhënë një argument në dorë kryetarit aktual të PD dhe vijohet me disa nxitime. Opozita shqiptare është një e mirë publike, e cila përbën interes për këdo, është afrimi i datës së zgjedhjeve apo pa shkuar tek kjo, hapja e rrugës për të konkurruar në mënyrë të barabartë. Hapi i parë i kreut të PD është lënia e detyrës dhe t’i hapë rrugën dikujt tjetër që krijon kushtet e një partie që ka shanset për të marrë pushtetin.

“Beteja për zgjedhje të lira” është një klishe sepse janë pranuar rregullat e lojës dhe këtu nuk ka vend për të diskutuar se janë institucionet e shtetit që përcaktojnë. Imagjino nëse do vazhdonte ky refren sepse krahu humbës gjithmonë thotë që zgjedhjet nuk janë korrekte.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA