“Artkand” në episodin e tij të 11-të, që përkon me 100-vjetorin e artistit Guri Madhi , vendosi të sjellë për publikun një vepër të tij. Karrigia e Piktorit, Vaj në Karton, viti 1962, 38×28 cm, u prezantua me çmimin fillestar 4000 euro.
Karrigia në fjalë ekziston ende në studion puthuajse 100-vjeçare të artistit. Ngjyra është talenti i tij i lindur.
Lec Shkreli-Nusja, Vaj në Fajazit, viti 1989, përmasat 45×36 cm, çmimi 1500 euro. Ishte vepra e dytë e një autori të risjellë për të dytën herë në program. Një piktor i dy kohëve i disiplinuar në pikëpamje të një vizatimi të fortë, të një pikturimi realist dhe nga ana tjetër një piktor i kohës sot.
Petro Kokushta-Dhërmiu, Vaj në Kanavacë, vitet ’80, 40×56, çmimi 1500 euro. Krijimtaria e P. Kokushtës kap një diapazon të mirë të gjinive të pikturës si: kompozimi figurativ, portreti, peizazhi, etj. Shumë vepra të tij gjenden sot në fondet e GKA, nëpër galeri të rretheve si edhe në koleksione private dhe institucione shtetërore.
“Rrugëtimi Familjar” i Gazmend Mukës, teknikë mikse, 105×75 cm, 1996, çmimi 2500 euro.
“Rrugëtim familjar”, është një ndër veprat që e përfaqëson si piktor dhe e ka bërë në periudhën kur sapo ishte martuar me bashkëshorten e tij, Kozeta Bakiu. Dhe ishte bërë baba me fëmijën e parë, Rea.
Nga fondi u risoll vepra “Peizazh në Velipojë” i autorit Zef Shoshi. Vaj në kanavacë, përmasat 47×61 cm, çmimi 2500 euro.
Që prej emisionit të 12-të, “Artkand” do të ketë pjesë të tijën në pjesën e parë ankandin dhe në të dytën galerinë. Ç’ka do të thotë që veprat e pjesës së parë fillojnë nga një çmim fillestar dhe veprën e merr ai që jep ofertën me të lartë. Ndërsa veprat e galerisë do të shitën me çmimin e publikuar.
Top Channel