U kapën me para droge në furgon, kush janë dy shqiptarët që ranë në prangat e policisë britanike (Emrat+Fotot)

15/05/2021 11:02

Britani – Dy shqiptarë janë kapur me 18 mijë paund në stacionin e Gwentit pasi kishin udhëtuar nga Birminghami për në South Wales për të marrë paratë e drogës.

Ata janë identifikuar si Durim Myrto, 48 vjeç dhe Geni Dragjoshi, 34 vjeç, të cilët ishin punësuar si korrierë nga bandat.  Kur u kapën, ishin në rrugën e kthimit për në West Midlands pasi morën një sasi të konsiderueshme parash të gjeneruara nga fabrikat e kanabisit. Policia sekuestroi paratë në furgonin e tyre.

Emrat e tyre nuk janë të panjohur për drejtësinë britanike pasi në vitin 2018 u dënuan për pastrim parash, raportojnë mediat britanike.

Mytro, nga Caversham Road, Birmingham dhe Dragjoshi, nga Gomer Street, Willenhall, Walsall, u dënuan me 12 muaj burg. Në Gjykatën e Cardiff Crown, gjyqtari David Wynn Morgan u tha se ishin shfrytëzuar nga kriminelët.

Gjyqtari tha: “Ju u punësuat si korrierë për individë që drejtonin fabrika të kanabisit në Uellsin Jugor. Ju ishit dërguar në Newport ose Cardiff për të marrë 18,360 paund të cilat u gjetën nga policia në një çantë në furgonin tuaj.

Ju jeni përdorur nga ata që nuk kanë turp t’ju paguajnë shuma të vogla parash për kryerjen e kësaj pune. Ata ndoshta janë ulur në Birmingham duke reflektuar se sa të zgjuar janë në shmangien e ndjekjes penale.”

Graeme Logan, që përfaqëson Myrton, tha se klienti i tij ishte i papunë në kohën e veprës. Ai shtoi se i pandehuri kishte jetuar në Birmingham për 16 vjet dhe kishte punuar më parë si një kopshtar dhe një roje sigurie.

Durim Myrto

Steffan Bisson, i cili përfaqëson Dragjoshin, i tha gjykatës klienti i tij ishte një azilkërkues. Ai tha: “I pandehuri ishte ndarë nga gruaja dhe fëmijët e tij në atë kohë dhe po përdorte drogën e klasës A për të përballuar problemet. Ky ishte një akt dëshpërimi. Ai po përpiqej të gjente ca para të shpejta.”

Geni Dragjoshi

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA