Pas ngjarjes së çuditshme ku Sara u largua çift me Atdheun ndërsa ishte deklaruar për Geljanin, ky i fundit është rikthyer në studion e Për’Puthen.
Sindi dhe Geljani më parë zhvilluan një takim romantik të dy por gjithcka u shkatërrua pas deklaratës së Sarës.
Në një takim 4 minutash ditën e sotme ata sqaruan disa prej çështjeve të lëna pezull.
Geljani: Para disa ditësh pate postuar një story.
Sindi: Ishte një kundërpërgjigje ndaj teje, për deklaratën e Sarës. Besoj u qartësove.
Geljani: Jo ishte shumë bukur deri në momentin që u deklarua Sara. Nuk jam penduar për atë që ndodhi, doja të kërkoja falje
Sindi: Më fal se të vrava?
Geljani: Pse u vrave?
Sindi: Normalisht.
Gljani: Unë u ndjeva mirë në takim por siç të thash Sara ka qenë një ndër vajzat që kam pëlqyer që në fillim.
Sindi: Sa i përket historisë tënde më vjen shumë keq, pas çdo historie që kam pasur me një person unë të uroj të gjesh atë që do. Ashtu si ty jam përdorur edhe unë.
Geljani: Të thuash i përdorur është shumë e rëndë.
Sindi: Ti ke ardhur dhe e ke prezantuar veten pa filtra.
Geljani: Je ti pa filtra?
Sindi: Jam shumë person pa filtra
Sindi: Për aq sa të njoha je një djalë shumë i mirë, i ëmbël di si të sillesh me një vajzë.
Geljani: Të respektoj je një vajzë shumë e mirë dhe kaq.
Top Channel