28/12 22:29
Motrat Kardashian nuk i ndahet detit dhe pishave, ndërkohë që nuk harrojnë të postojnë foto “të nxehta” me bikini në rrjetet sociale.
Këtë herë, ishte Kim Kardashian, ajo që postoi një foto bashkë me Kylie Jenner dhe nënën e tyre Kris Jenner. Motrat shfaqen me rroba banjo pranë njëra-tjetrës, ndërsa e ëma mban veshur një fustan të shkurtër, të bardhë. “Familja përgjithmonë”, shkruan Kim.
Teksa postojnë foto nga udhëtimet ekzotike apo rutina e tyre luksoze, yjet e “Keeping Up With the Kardashian”, vazhdojnë të korrin sukses me kompanitë e tyre. Kim i është bashkuar së fundmi listës së miliarderëve, pas shitjeve të shumta në linjën “Skims”. Po ashtu, Kylie ka lançuar produkte të tjera nga “Kylie Skin”.
Top Channel