26/12 20:37
Sot “Ftesë në 5” nisi me një urim nga autorja dhe moderatorja Bieta Sulo ndaj të gjithë shqiptarëve që festojnë Fiter Bajramin.
E megjithatë, ky nuk ishte i vetmi urim i saj…
Bieta iu dërgoi një përshëndetje speciale të gjithë atyre që sot festojnë ditëlindjen, ndër ta edhe të birit.
“Data 13 mund të konsiderohet si ditë ters për të tjerët, por për mua është dita më e rëndësishme e jetës. Sot ka ditëlindjen Kroi Art, Kroi im dhe mbush 4 vjeç”, tha e emocionuar ajo.
Ndër të tjera, Bieta theksoi se prej momentit të ardhjes në jetë të Kroit, dy kanë qenë angazhimet e saj më të mëdha: Djali dhe emisioni “Ftesë në 5”.
Top Channel