Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të mërkurë në lagjen nr.4, Sarandë.
Sipas një informacioni paraprak të dhënë nga policia një 68-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesë.
Nga të dhënat paraprake dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale dhe nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.
Sarandë/ Informacion paraprak
Sot, rreth orës 11:30, në lagjen nr.4, Sarandë, është gjetur në banesë, pa shenja jete shtetasi J. G., 68 vjeç, i cili nga të dhënat e para dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
Nga kqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Top Channel